VRASJET TONA
Gazeta “Bashkimi”, Shkodër, Nr. 18, 1 Maj 1910
Një terrinë e një farë mjegulle në Shqyptarëve na ka pre të
pamit e syve e prandaj s' jena tuj u kujtue damin e rrënimit të madh të
vrasjeve që në këto kohna, në vend që me u fashitë, asht gjithnjë tuj u shtue e
tuj u hap, sidomos ndër male e ndër katunde tona. Gjaksina të panumërta ndihen
në të katër anët e Shqypnisë prorë e çast.
Ditën e prende më 15 të këtij mueji, Lush Gjetoja i duel në
pritë Gjelosh Nik Vojvodës Vukpalaj në Kastrat e i ra martinë bri në bri. Vojvoda
kishte pas një djalë të vetëm, i cili në të ndime pushkën, ngau në pikë të
vrapit e në të hasmen në të atin e pyeti:
«Kush të vrau tatë?» - ky ja ktheu po me zor.
- Mue me vrau filani.
I biri at bot s' bani një a dy por rroku hutën e të et dhe e
ndoq armikun, a më mirë gjaksorin, deri që e mbyti e kështu u banë dy vigje për
një herë.
E për ç' arsye u vranë? Mo zot ma keq. Për dy babune elb,
për dhjetë grosh me u derdhë gjaku i dy burrave.
A ka ku shkon ma zi?
E ku kena me mbarue në vazhdoshim shumë kështu?
Fort kollaj asht me e ditë. Na kena me mbrritë në një shkallë
të ulët sa me ju dhimbt gjithsekujt, si nga forcadja si ka vobeksia e kështu
armiqt tonë kanë me u gëzue, sikurse kanë ba deri tash.
P. T. (Palok Traboini)
Shkodër, 28.4.1910
No comments:
Post a Comment