Skip to main content

KTHIMI I BIRIT TE HARRUAR / Promovimi i librit të P.Traboinit në Tuz

  KTHIMI I BIRIT TE HARRUAR 

Në Tuz u promovua libri “Flamuri në Deçiq 1911″ i Palok Traboinit

Më 22 nëntor 2012, në QKI “Malësia” në Tuz, në organizimin e SHKA “Dedë Gjo Luli” nga Traboini, u bë promovimi i librit “Flamuri në Deçiq 1911″ të Palok Traboinit (Gojçaj), atdhetarit dhe shkrimtarit, mësuesit të parë të Hotit dhe sekretarit të Ded Gjo Lulit, pjesëmarrës i Kryengritjes së Malësisë së Madhe 1911. Libri ka dalë nga shtypi para pak ditësh, në 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptar dhe është përgatitur nga biri i Palok Traboinit, Koleci. Moderatori i programit, në fillim, tha se edhe ky promovim i kushtohet, si një kontribut modest, 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptar në  Vlorë.
Megjithëse ishte ditë pune dhe përveç kësaj programi u mbajt në orët e hershme te pasditës, publiku numëronte një numër të konsiderueshëm njerëzish, të të gjitha moshave dhe shtresave: nxënës, studentë, punëtorë të arsimit dhe të profileve të tjera, si dhe mjaft intelektualë të Malësisë.
Fotografia e madhe e Palok Traboinit (1888-1951) stoliste foltoren, kurse programi filloi me një pikë folklorike të SHKA-së “Ded Gjo Luli”, një këngë “përkrye-krahu” të kënduar nga Marash Dushaj.
I pari në foltore doli profesori i filozofisë, Mark Dushaj, i cili publikut i shprehi mbresat dhe përshtypjet e veta për librin që promovohej, të parë në një këndvështrim të gjerë filozofiko-historiko-estetik. Ai kryengritjen e malësorëve në vitin 1911 e trajtoi duke e krahasuar  me luftrat e shekullit XV që ka përshkruar Marin Barleti, pra si një vazhdimësi  historike kurrë të ndërprerë. Poemën “Lufta e maleve” ai e quajti poemë historike dhe vlerësoi lart artin dhe sidomos porositë e saj.
Shkrimtari Anton Gojçaj
Pas tij, Anton Gojçaj paraqiti përmbajtjen e librit dhe, përveç tjerash, në kumtimin e vet ai theksoi se kjo poemë është shkruar në vitin 1911, botimin e parë të pjesshëm e pati në Shkodër në vitin 1962, kurse botimin e parë të plotë në vitin 1995. Gojçaj poemën “Lufta e maleve”  e trajtoi në raport me letërsinë popullore, duke tërhequr vërejtjen se atë duhet parë në kontekstin dhe rrethanat objektive të vendit dhe kohës kur është shkruar.
Shkrimtari Pandeli Koçi kishte ardhur për këtë promovim nga Tirana dhe me këtë rast ai para auditorit të Malësisë tha ndër të tjera se “Lufta e maleve” e Palok Traboinit i duket si një “Lahutë e vogël e Malcis’” e P. Gjergj Fishtës.  Pandeli Koçi vlerësoi lart luftëtarët e Malësisë duke mos e fshehur pakënaqësinë e vet lidhur me “harresën” e këtyre fatosave atdhetarë nga institucionet shoqërore dhe kulturore të shtetit amë.
Në fund publikut iu drejtua edhe mysafiri ekskluziv, shkrimtari Kolec Traboini, biri i Palok Traboinit. Fjalimi i tij ishte i frymëzuar, dhe mjaft emocionues, me ç’rast ai, por edhe ndonjëri në publik, me vështirësi i përmbajtën lotët.  ”Unë nuk jam kryefjala këtu, jam thjesht një kundrinë”, theksoi Kolec Traboini duke aluduar në figurën e babait të vet dhe librin që ishte objekt i promovimit. Koleci pastaj foli me shumë respekt jo vetëm për babain e vet, por edhe për Ded Gjo Lulin, Kolë Marash Vatën, Nikë Gjelosh Lulin e heronjtë e tjerë të luftës së vitit 1911, që janë edhe personazhe të poemës “Lufta e maleve”. Ai tregoi ndër të tjera, disa episode nga jeta e vet, ku përshtypje la rasti kur ai pas rënies së diktaturës komuniste Koleci vizitoi vendlindjen e atit të vet, Traboinin, me ç’rast, siç tha vetë, kur shkoi bashkë me të birin te Kroni i Traboinit i tha atij: ” Këtu kanë pirë gjyshi, stërgjyshi dhe të gjithë të parët e tu! Pi edhe ti ujë në këtë krua!” Në fund, ai e falënderoi SHKA-në “Ded Gjo Luli” për organizimin e promovimit, Këshillin Nacional të Shqiptarëve në Malin e Zi për sponsorizimin, folësit për vlerësimet që dhanë dhe publikun e Malësisë për pjesëmarrjen dinjitoze. Të gjithë librat që kishte sjellë me vete Koleci i shpërndau falas.
Promovimi u mbyll me dy pika muzikore të SHKA “Ded Gjo Luli”: një këngë me lahutë nga Lucë Pjetër Gojçaj dhe një këngë nga grupi. Gjatë gjithë kohës sa zgjati programi, djemtë dhe vajzat e SHKA “Dedë Gjo Luli” qëndruann në skenë, në veshje kombëtare, me flamurin kombëtar në dorë.

SHKA “Ded Gjo Luli" 

Kolec Traboini, i biri i autorit të librit përshëndeti dhe falenderoi shoqatën Ded Gjo Luli, Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi dhe pjesmarrësit në këtë promovim.

Qendistarët e vogla të flamurit pjesë e koncertit që u dha me këtë rast.


Pamje nga salla
Këngë me lahutë nga Lucë Pjetër Gojçaj

Comments

Popular posts from this blog

Shkrime për Palok Traboinin

Në foto udhëheqesi i Kryengritjes së vitit 1911, Ded Gjo Luli( nr.1), Bajraktari i Hotit, Deli Meta (nr.2 dhe mesuesi kryengrites e sekretari i Ded Gjo Lulit, Palok Traboini ( nr.3)

DEDË GJO’ LULI NË POEMËN “LUFTA E MALEVE”E PALOKË TRABOINIT


nga Fran CAMAJ,
Gazetar, mësues e autor. Tuz


Është detyrë e jonë njerëzore, humane e patriotike që t’ i përkujtojmë njerëzit e mëdhenj, njerëzit që kanë sakrifikuar gjënë më të shtrenjtë për interesa kombëtare e njerëzore, siç është heroi ynë kombëtar Dedë Gjon Luli, i cili u vra tradhtisht nga dora e zgjatur serbe, në ditën e sotme 90 vjet më parë. Shumë pena të shquara dhe shumë njerëz të ditur nga gjiri i popullit tonë, i kanë thurrë këngë artistike e popullore këtij tribuni të popullit, i cili atdheut i dha çka kishte - jetën e vet dhe të dy djemve, duke na lënë kujtimet më të bukura dhe porosinë - “Amanet atdheun! Luftoni së bashku për ideale të larta kombëtare se jemi një!”. Me porosi të ngjashme dhe të shenjtë e fillon poemën e vet “Lufta e m…

Shkrime te Palok Traboinit para Pavaresise

PALOK TRABOINI THONI GJITHMONË TË VERTETËN !

Xhorxh Uashington, një nga themeluesit e Republikave të Shteteve të Bashkuara, i cili qe president i parë nga 1789 gjer më 1797, njihej qysh në fëmijni për ndershmërine dhe drejtësinë e karakterit të tij.

Në moshën gjashtë vjeç, atij i bënë si dhuratë një sëpatë me të cilën priste çdo gjë që i binte në dorë.

Me që i ati kishte një kopësht me shumë pemë portokallesh, një ditë ai nisi t’i binte fort me sëpatë njëres prej tyre. Sapo i ati e pa trungun e saj të plagosur, shpertheu nga zemërimi dhe pyeti njerëzit e familjes se, kush ishte autori i kësaj dhune, duke shtuar se për këtë, ai do të ndëshkohej rëndë.

Në atë çast, mbrriti djali i tij Xhorxh dhe i ati, i cili s’mbahej nga inati dhe zëmërimi, e pyeti në se e ai e njihte vallë fajtorin. Djali i urtë që ishte vertet i sinqertë, nuk e zgjati por pohoi gjithëçka, duke thënë : Ati im i dashur, nuk dëshiroj të të gënjej ; jam unë që e kam bërë këtë faj.

I ati, i prekur nga ky rrëfim plot sinqeritet,…

Palok Traboini - themelues i Internatit "Mirdita" dhe mësues në Bushat

PALOK TRABOINI - THEMELUES I INTERNATIT “MIRDITA”

Palok Traboini është themelues i Internatit (ose siç quhej në Mirditë ) Konviktit "Mirdita”. Konvikti "Mirdita u themelue në vitin shkollor 1925-1926 në një pjesë të Qelës së Abacisë, ku ka vazhdue deri me 30 maj 1928, e prej asaj dite asht transferue në Sarajet e Bibë Dodës, në këtë periudhë pronë e Gjon Marka Gjonit. Në atë vit shkollor Kolë Dema ishte drejtor, Cin Çapeli dhe Palok Traboini mësues AQSH, F.586, viti 1930, D.105, f

Në vitin tjetër shkollor u bane ndryshime: Kolë Gurashi, drejtor, Cin Çapeli dhe Gjon Çefa mësues.AQSH, F.586, viti 1930, D.105, fl.1

Njoftimin e mora nga studiuesi Nikoll Loka, më 10 shtator 2014 Kolec P. Traboini 


PALOK TRABOINI MËSUES NË BUSHAT 1924-1925
Në librin “Historiku i arsimit në Bushat” shkruhet:
"Mësojmë …njoftimin që IA (Inspektoriati i Arsimit) ka marrë, 28.XI.924 mbi rihapjen e shkollës së Bushatit , firmosur nga z.Palok Traboini, i njohur në rrethet intelektual…