Skip to main content

Posts

Showing posts from 2012

KTHIMI I BIRIT TE HARRUAR / Promovimi i librit të P.Traboinit në Tuz

  KTHIMI I BIRIT TE HARRUAR

Në Tuz u promovua libri “Flamuri në Deçiq 1911″ i Palok Traboinit

Më 22 nëntor 2012, në QKI “Malësia” në Tuz, në organizimin e SHKA “Dedë Gjo Luli” nga Traboini, u bë promovimi i librit “Flamuri në Deçiq 1911″ të Palok Traboinit (Gojçaj), atdhetarit dhe shkrimtarit, mësuesit të parë të Hotit dhe sekretarit të Ded Gjo Lulit, pjesëmarrës i Kryengritjes së Malësisë së Madhe 1911. Libri ka dalë nga shtypi para pak ditësh, në 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptar dhe është përgatitur nga biri i Palok Traboinit, Koleci. Moderatori i programit, në fillim, tha se edhe ky promovim i kushtohet, si një kontribut modest, 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptar në  Vlorë.
Megjithëse ishte ditë pune dhe përveç kësaj programi u mbajt në orët e hershme te pasditës, publiku numëronte një numër të konsiderueshëm njerëzish, të të gjitha moshave dhe shtresave: nxënës, studentë, punëtorë të arsimit dhe të profileve të tjera,…

“FLAMURI NE DEÇIQ” I PALOK TRABOINIT

“FLAMURI NE DEÇIQ” I PALOK TRABOINIT

George Washingtoni - by Palok Traboini, Albania 1907

The beginning of essay written in French by Paul (Palok) Traboini, a student at the Italian School of Trade in Shkodra, Albania. Always aspiring freedom for his homeland, Palok chose as subject for his essay the figures of prince Scanderbeg and that of George Washington first President of the United States of America during 1789-1797.

These essays were in the following dates
June 5 and October 18, 1907.
Shkoder - Albania

THONI GJITHMONË TË VERTETËN !

Xhorxh Washington, një nga themeluesit e Republikave të Shteteve të Bashkuara, i cili qe president i parë nga 1789 gjer më 1797, njihej qysh në fëmijni për ndershmërine dhe drejtësinë e karakterit të tij.
Në moshën gjashtë vjeç, atij i bënë si dhuratë një sëpatë me të cilën priste çdo gjë që i binte në dorë.
Me që i ati kishte një kopësht me shumë pemë portokallesh, një ditë ai nisi t’i binte fort me sëpatë njëres prej tyre. Sapo i ati e pa trungun e saj të plagosur, shpertheu nga zemërimi dhe pyeti njerëzit e familjes …