Skip to main content

Posts

Showing posts from August, 2007

NË EMËR TË ATIT…

Dy fjalë për një jetë, bashkë me një mirënjohje si hyrje:





Palok Traboini ka lindur në prill të vitit 1888 në Traboin të Hotit, në trojet që ndodhen në shtetin e Malit të Zi, në një familje që i takon fisit Gojçaj. Ka mbetur jetim në moshë të vogël dhe e ëma Nora, gjendur në varfëri, deshi ta çonte në Shkrel tek gjinia e vet, por vojvoda i Traboinit Dedë Gjo Luli, që kishte mendimin për të shkolluar një njeri nga Hoti, ku të gjithë ishin analfabetë veç priftit, ndërmjetëson dhe e dërgon në Shkodër, në ShkollënTregtare Italiane, e ku ky vogëlush hotjan do të jetonte në shtëpinë e profesorit zemërmirë Andrea Skanjeti ( i vjetri), italian ky i martuar me një vajzë shqiptare, atë bukuri qytetare shkodrane që tashmë të gjithë e njohin si Xhokonda shqiptare, Motra Tone e Kolë Arsen Idromenos.
Ded Gjo Luli, Deli Meta.
pas Deli Metës,
Palok Traboini.
Me të mbaruar shkollën në vitin 1908, në pamundësi për të vazhduar studimet e larta për gjuhësi, siç aspironte, kish arritur të mësonte 5 gjuhë, me nd…

REFLEKSE NË PUBLIÇISTIKËN E PALOK TRABOINIT

REFLEKSE NË PUBLIÇISTIKË NE PALOK TRABOINIT





Prof. dr. HAMIT BORIÇI

1.
Palok Traboini është një prej publiçistëve të parë, që iu përgjigj thirrjes për të mbrehur penën për çështjen kombëtare në të parën gazetë në gjuhën shqipe, që doli në Shkodër, si organ shtypi politik, letra, kulturor ekonomik e shoqëror në gjuhën shqipe.

D. Ndoc Nikaj, qëkur ideoi dhe përgatiti botimin e të së përjavshmes “Bashkimi“ (numri i parë qarkulloi me emrin “Koha“, 1 kallnduer 1910), qëmtoi e përzgjodhi disa djem e burra atdhetarë, njerëz të dijes, por edhe të penës, që e përkohshmja të përmbushte sa më mirë misionin, formuluar në numrin e parë, “Kujdeson punët Kombtare e t’Ditunisë” (“Koha“), qartësuar më tej në numrin e dytë, “Përparimi i ndjenjave kombëtare dhe i ditunisë” (“Bashkimi“). Dhe me Palok Traboinin nuk u gabua, u nderua ai dhe gazeta. Cikli i shkrimeve,që kemi në tryezë, nxjerrë nga koleksionet e ruajtura në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë, dëshmon për qartësinë e forcën komunikuese me opinionin p…

Shkrime për Palok Traboinin

Në foto udhëheqesi i Kryengritjes së vitit 1911, Ded Gjo Luli( nr.1), Bajraktari i Hotit, Deli Meta (nr.2 dhe mesuesi kryengrites e sekretari i Ded Gjo Lulit, Palok Traboini ( nr.3)

DEDË GJO’ LULI NË POEMËN “LUFTA E MALEVE”E PALOKË TRABOINIT


nga Fran CAMAJ,
Gazetar, mësues e autor. Tuz


Është detyrë e jonë njerëzore, humane e patriotike që t’ i përkujtojmë njerëzit e mëdhenj, njerëzit që kanë sakrifikuar gjënë më të shtrenjtë për interesa kombëtare e njerëzore, siç është heroi ynë kombëtar Dedë Gjon Luli, i cili u vra tradhtisht nga dora e zgjatur serbe, në ditën e sotme 90 vjet më parë. Shumë pena të shquara dhe shumë njerëz të ditur nga gjiri i popullit tonë, i kanë thurrë këngë artistike e popullore këtij tribuni të popullit, i cili atdheut i dha çka kishte - jetën e vet dhe të dy djemve, duke na lënë kujtimet më të bukura dhe porosinë - “Amanet atdheun! Luftoni së bashku për ideale të larta kombëtare se jemi një!”. Me porosi të ngjashme dhe të shenjtë e fillon poemën e vet “Lufta e m…

Shkrime te Palok Traboinit para Pavaresise

PALOK TRABOINI THONI GJITHMONË TË VERTETËN !

Xhorxh Uashington, një nga themeluesit e Republikave të Shteteve të Bashkuara, i cili qe president i parë nga 1789 gjer më 1797, njihej qysh në fëmijni për ndershmërine dhe drejtësinë e karakterit të tij.

Në moshën gjashtë vjeç, atij i bënë si dhuratë një sëpatë me të cilën priste çdo gjë që i binte në dorë.

Me që i ati kishte një kopësht me shumë pemë portokallesh, një ditë ai nisi t’i binte fort me sëpatë njëres prej tyre. Sapo i ati e pa trungun e saj të plagosur, shpertheu nga zemërimi dhe pyeti njerëzit e familjes se, kush ishte autori i kësaj dhune, duke shtuar se për këtë, ai do të ndëshkohej rëndë.

Në atë çast, mbrriti djali i tij Xhorxh dhe i ati, i cili s’mbahej nga inati dhe zëmërimi, e pyeti në se e ai e njihte vallë fajtorin. Djali i urtë që ishte vertet i sinqertë, nuk e zgjati por pohoi gjithëçka, duke thënë : Ati im i dashur, nuk dëshiroj të të gënjej ; jam unë që e kam bërë këtë faj.

I ati, i prekur nga ky rrëfim plot sinqeritet,…