BIOGRAFI SHQIP/ ENGLISHPUBLICISTIKË POEMËSHKRIME MBI P. TRABOININPËRKUJTIMORE PRIZREN 2012 PËRKUJTIMORE TUZ 2012 FOTO

Këngë për Palok Traboinin - nga Marash Zef Gojçaj

Foto-montazh me foto të Marubit: Dedë Gjo Luli dhe sekretari i tij Palok Traboini, në sfond Flamuri i Deçiqit 6.4.1911.

Palok Traboini, mësues i gjuhës shqipe që në vitin 1908 e deri në vitin 1944, Kosovë e Shqipëri.

KËNGË PËR PALOK TRABOININ
(1888-1951)

Sekretar i Dedë Gjo Lulit
Flamurtar i Deçiqit 1911
Mësues, poet dhe luftëtar.

Çou lahut-o e mos rri e mekun
Më ndihmo more nji kangë me gjetun
O, lshoje zanin si dikur motit
O, për Palok Traboinin  ra  prej Hotit.

N’ Traboini e lindi nana,
Ku u thyen krajla e sulltana,
Familja Çekaj mot pas motit,
Kenka rrit o  në flakë t’barotit.

Djalë me shkollë e patriot,
O gjithmonë vendit tue i dalë zot,
Për bashkim punoi me zemër,
O, Traboinit tue i rrit emën.

Kish nji besë ma t’ fortë se malet,
Vullnetar me shue gjakmarrjet.
Desh liri, shqipe e flamurin
Sekretar o me Dede Gjo Lulin.    

Kur Malsia u çua n’kryengritje,
Nga Prizreni ai vjen si shqipe,
Me pushkë në dore, o po ban gajret-e,
Meu nimua o vllaznit e vet-e,
Porsi trimi në front  lufton,
Tok’n e babs për t’gjallë se lëshon.

E, Gjon Ujk Çeku i kësaj shpi,
O, me Gjok Prëlën o kushri të tij,
Ran në luftë si trima rrfe,
Për flamur e për atdhe.

E, Ded Gjo Luli planin thurë,
Fill prej Vjene me pru i flamur,
O, shokt as luftën s’i lën vetun,
N’ Dalmaci nisë Palokë Çekun,
Kurr se trëmbi lufta burrin,
Shqipes lart ja soll Flamurin.

E, nuk t’lan veprat o n’gji t’ harrimit,
O  ky rapsodi në shënj o t’kujtimit,
U knon burrave të Malsis
Janë themel i Pavarsis.

E, vitet shkojnë e stinët nd’rrohen,
O, me ty Malsia o sot krenohet,
Sa ky diell t’i shëndrisë malet,
O, kurr për ty kanga s’ ndalet, o heeej.

Teksti: MARASH ZEF GOJÇAJ
Traboin, Tuz
Këndon: PRËTASH NILAJ
Shkodër

Palok Traboini - themelues i Internatit "Mirdita" dhe mësues në Bushat


PALOK TRABOINI - THEMELUES I INTERNATIT “MIRDITA”

Palok Traboini është themelues i Internatit (ose siç quhej në Mirditë ) Konviktit "Mirdita”. Konvikti "Mirdita u themelue në vitin shkollor 1925-1926 në një pjesë të Qelës së Abacisë, ku ka vazhdue deri me 30 maj 1928, e prej asaj dite asht transferue në Sarajet e Bibë Dodës, në këtë periudhë pronë e Gjon Marka Gjonit. Në atë vit shkollor Kolë Dema ishte drejtor, Cin Çapeli dhe Palok Traboini mësues AQSH, F.586, viti 1930, D.105, f

Në vitin tjetër shkollor u bane ndryshime: Kolë Gurashi, drejtor, Cin Çapeli dhe Gjon Çefa mësues.AQSH, F.586, viti 1930, D.105, fl.1

Njoftimin e mora nga studiuesi Nikoll Loka, më 10 shtator 2014
Kolec P. Traboini 



PALOK TRABOINI MËSUES NË BUSHAT 1924-1925

Në librin “Historiku i arsimit në Bushat” shkruhet:
"Mësojmë …njoftimin që IA (Inspektoriati i Arsimit) ka marrë, 28.XI.924 mbi rihapjen e shkollës së Bushatit , firmosur nga z.Palok Traboini, i njohur në rrethet intelektuale të Shkodrës si patriot që kishte luftuar për çeshtjen kombëtare përkrah Dedë Gjo Lulit, duke qëndruar disa vjet si sekretar i patriotit të njohur.Këtu mësojmë se mësimi ka filluar rregullisht me dt. 28.X.1924 dhe janë regjistruar 28 nxënës…Ai ishte një ish-luftëtar që jo vetëm kishte luftuar për pavarësi, por edhe kishte dhënë mësime në Prizren e Shkodër, siç duket simpatizant i Nolit…"
Gjithashtu:
"Me 8.11. 1953 MA (Ministria e Arsimit) udhëzon mbi dekorimet….Në propozimet nga Kom. Ekz. i Rrethit, krahas propozimeve për Mati Logorecin, Ndre Mjedën e Luigj Gurakuqin, vërehen vlerësime edhe për ish-arsimtarët e vjetër të zonës sonë, si Karlo Shiroka, Kol Zezaj, Gaspër Harusha, Hil Agostini, Ndoc Rankalli, Lush Kola dhe patrioti Palok Traboini."

( Historiku i arsimit në Bushat, Kujtim Shimaj, f.99,163,164, Pakti, 2012).
 '

Këngë për Palok Traboinin - nga Marash Zef Gojçaj

Foto-montazh me foto të Marubit: Dedë Gjo Luli dhe sekretari i tij Palok Traboini, në sfond Flamuri i Deçiqit 6.4.1911. Palok Trabo...