Skip to main content

Këngë për Palok Traboinin - nga Marash Zef Gojçaj

Fotomontazh me foto të Marubit: Dedë Gjo Luli dhe sekretari i tij Palok Traboini, në sfond Flamuri i Deçiqit 6.4.1911.

Palok Traboini, mësues i gjuhës shqipe që në vitin 1908 e deri në vitin 1944, Kosovë e Shqipëri.

KËNGË PËR PALOK TRABOININ
(1888-1951)

Sekretar i Dedë Gjo Lulit
Flamurtar i Deçiqit 1911
Mësues, poet dhe luftëtar.

Çou lahut-o e mos rri e mekun
Më ndihmo more nji kangë me gjetun
O, lshoje zanin si dikur motit
O, për Palok Traboinin  ra  prej Hotit.

N’ Traboini e lindi nana,
Ku u thyen krajla e sulltana,
Familja Çekaj mot pas motit,
Kenka rrit o  në flakë t’barotit.

Djalë me shkollë e patriot,
O gjithmonë vendit tue i dalë zot,
Për bashkim punoi me zemër,
O, Traboinit tue i rrit emën.

Kish nji besë ma t’ fortë se malet,
Vullnetar me shue gjakmarrjet.
Desh liri, shqipe e flamurin
Sekretar o me Dede Gjo Lulin.    

Kur Malsia u çua n’kryengritje,
Nga Prizreni ai vjen si shqipe,
Me pushkë në dore, o po ban gajret-e,
Meu nimua o vllaznit e vet-e,
Porsi trimi në front  lufton,
Tok’n e babs për t’gjallë se lëshon.

E, Gjon Ujk Çeku i kësaj shpi,
O, me Gjok Prëlën o kushri të tij,
Ran në luftë si trima rrfe,
Për flamur e për atdhe.

E, Ded Gjo Luli planin thurë,
Fill prej Vjene me pru i flamur,
O, shokt as luftën s’i lën vetun,
N’ Dalmaci nisë Palokë Çekun,
Kurr se trëmbi lufta burrin,
Shqipes lart ja soll Flamurin.

E, nuk t’lan veprat o n’gji t’ harrimit,
O  ky rapsodi në shënj o t’kujtimit,
U knon burrave të Malsis
Janë themel i Pavarsis.

E, vitet shkojnë e stinët nd’rrohen,
O, me ty Malsia o sot krenohet,
Sa ky diell t’i shëndrisë malet,
O, kurr për ty kanga s’ ndalet, o heeej.

Teksti: MARASH ZEF GOJÇAJ
Traboin, Tuz
Këndon: PRËTASH NILAJ
Shkodër
 Kënga në You Tube në këtë link:
 https://youtu.be/gpUCAhH1ogc

Comments

Popular posts from this blog

Shkrime për Palok Traboinin

Në foto udhëheqesi i Kryengritjes së vitit 1911, Ded Gjo Luli( nr.1), Bajraktari i Hotit, Deli Meta (nr.2 dhe mesuesi kryengrites e sekretari i Ded Gjo Lulit, Palok Traboini ( nr.3)

DEDË GJO’ LULI NË POEMËN “LUFTA E MALEVE”E PALOKË TRABOINIT


nga Fran CAMAJ,
Gazetar, mësues e autor. Tuz


Është detyrë e jonë njerëzore, humane e patriotike që t’ i përkujtojmë njerëzit e mëdhenj, njerëzit që kanë sakrifikuar gjënë më të shtrenjtë për interesa kombëtare e njerëzore, siç është heroi ynë kombëtar Dedë Gjon Luli, i cili u vra tradhtisht nga dora e zgjatur serbe, në ditën e sotme 90 vjet më parë. Shumë pena të shquara dhe shumë njerëz të ditur nga gjiri i popullit tonë, i kanë thurrë këngë artistike e popullore këtij tribuni të popullit, i cili atdheut i dha çka kishte - jetën e vet dhe të dy djemve, duke na lënë kujtimet më të bukura dhe porosinë - “Amanet atdheun! Luftoni së bashku për ideale të larta kombëtare se jemi një!”. Me porosi të ngjashme dhe të shenjtë e fillon poemën e vet “Lufta e m…

Shkrime te Palok Traboinit para Pavaresise

PALOK TRABOINI THONI GJITHMONË TË VERTETËN !

Xhorxh Uashington, një nga themeluesit e Republikave të Shteteve të Bashkuara, i cili qe president i parë nga 1789 gjer më 1797, njihej qysh në fëmijni për ndershmërine dhe drejtësinë e karakterit të tij.

Në moshën gjashtë vjeç, atij i bënë si dhuratë një sëpatë me të cilën priste çdo gjë që i binte në dorë.

Me që i ati kishte një kopësht me shumë pemë portokallesh, një ditë ai nisi t’i binte fort me sëpatë njëres prej tyre. Sapo i ati e pa trungun e saj të plagosur, shpertheu nga zemërimi dhe pyeti njerëzit e familjes se, kush ishte autori i kësaj dhune, duke shtuar se për këtë, ai do të ndëshkohej rëndë.

Në atë çast, mbrriti djali i tij Xhorxh dhe i ati, i cili s’mbahej nga inati dhe zëmërimi, e pyeti në se e ai e njihte vallë fajtorin. Djali i urtë që ishte vertet i sinqertë, nuk e zgjati por pohoi gjithëçka, duke thënë : Ati im i dashur, nuk dëshiroj të të gënjej ; jam unë që e kam bërë këtë faj.

I ati, i prekur nga ky rrëfim plot sinqeritet,…

Palok Traboini - themelues i Internatit "Mirdita" dhe mësues në Bushat

PALOK TRABOINI - THEMELUES I INTERNATIT “MIRDITA”

Palok Traboini është themelues i Internatit (ose siç quhej në Mirditë ) Konviktit "Mirdita”. Konvikti "Mirdita u themelue në vitin shkollor 1925-1926 në një pjesë të Qelës së Abacisë, ku ka vazhdue deri me 30 maj 1928, e prej asaj dite asht transferue në Sarajet e Bibë Dodës, në këtë periudhë pronë e Gjon Marka Gjonit. Në atë vit shkollor Kolë Dema ishte drejtor, Cin Çapeli dhe Palok Traboini mësues AQSH, F.586, viti 1930, D.105, f

Në vitin tjetër shkollor u bane ndryshime: Kolë Gurashi, drejtor, Cin Çapeli dhe Gjon Çefa mësues.AQSH, F.586, viti 1930, D.105, fl.1

Njoftimin e mora nga studiuesi Nikoll Loka, më 10 shtator 2014 Kolec P. Traboini 


PALOK TRABOINI MËSUES NË BUSHAT 1924-1925
Në librin “Historiku i arsimit në Bushat” shkruhet:
"Mësojmë …njoftimin që IA (Inspektoriati i Arsimit) ka marrë, 28.XI.924 mbi rihapjen e shkollës së Bushatit , firmosur nga z.Palok Traboini, i njohur në rrethet intelektual…