BIOGRAFI SHQIP/ ENGLISHPUBLICISTIKË POEMËSHKRIME MBI P. TRABOININPËRKUJTIMORE PRIZREN 2012 PËRKUJTIMORE TUZ 2012 FOTO

Flamurtari i Traboinit - nga Valentin Hoti / Gojçaj

 

 

FLAMURTARI I TRABOINIT
 
Njatje në Hot në nji kullë
prej malsorësh shum fisnik
e pat rrit trualli nji burrë
patriot e shum besnik.
 
Mend e dijen i'a dha shkolla
e trimnin ja njeh Stamolla,
për guxim nuk t'a lëshon rrugën
në dor' ka penën po dhe pushkën.
 
Ku e lupi koha e moti
njatu gjehej Palok Hoti
gjithë sa di i thirret trimit
si Paloka i Traboinit.
 
Shkodra e Vjena e Austris
mes për mes në male t'Shqipnis
her me pushkë e her me pen'
gjithkun emri tu ju përmend.
 
Në Deçiç pat pru flamurin
me porosi të Ded Gjon Lulit
në Koplik me pushke për faqe
jet'n e ti s'e vu në hesape.
 
Andej thon si duhet trimi
si Paloka i Traboinit
që e pat fal zoti drague
si për shkoll si me luftue.
 
Ka shkrue Fishta në lahut
djemt e Hotit s'din me u tut,
s'ka si rritet ma trim burri
s'drue me e thirr Palok Flamuri.

Nga Valentin Hoti / Gojçaj
30 gusht 2025 
 

E vërteta mbi Flamurin e Deçiqit - nga Kolec Palok Traboini

E VËRTETA MBI FLAMURIN E DEQIÇIT Nga Kolec Palok Traboini  Na ishte një herë një flamur, na ishte një herë një flamur, një mal e një majë, ...