BIOGRAFI SHQIP/ ENGLISHPUBLICISTIKË POEMËSHKRIME MBI P. TRABOININPËRKUJTIMORE PRIZREN 2012 PËRKUJTIMORE TUZ 2012 FOTO

Kenge per Palok Traboinin nga Zef Marash Gojçaj


KËNGË PËR PALOK TRABOININ

Çou lahutë e mos rri e mekun
Më ndihmo nji kangë me e gjetun
Lshoje zanin si dikur motit
Për Palok Traboinin  burrë prej Hotit.

Nuk t’lan veprat n’gji t’ harrimit,
E ky rapsodi në shëj t’kujtimit,
U knon burrave të Malsis
Jan themel i Pavarsis.

Vitet shkojnë e stinët nd’rrohen,
Me ty Malsia sot krenohet,
Sa ky diell t’i shëndrisë malet,
Kurr për ty kanga nuk nalet.

N’Traboini e lindi nana,
Ku u kthyen krala sulltana,
Familja Çekaj mot pas motit,
Asht rrit ajo ën flakë t’barotit.

Djalë arsimit e patriot,
Gjithë atdheut tue i dalë zot,
Për bashkim punoi me zemër,
Traboinit tue i rrit emën,
Kish nji besë ma t’ fortë se malet,
Vullnetar me shue gjakmarrjet.

Kur Malsia u çua n’kryengritje,
Nga Prizreni vjen si shqipe,
Me pushkë en dore e po ban gajret,
Meu nimua vllazne t’vet,
Ballë për ballë me hasmin lufton,
Tok’n e babs për t’gjallë se lëshon.

Gjon Ujk Çeku i kësaj shpi,
Me Gjok Prëlën kushri të tij,
Ran në luftë si trima rrfe,
Për flamur e për atdhe.

Ded Gjo Luli planin thurë,
Fill prej Vjenet me pru i flamur,
Shokt as luftën s’i lën vetun,
N’ Dalmaci nisë Palokë Luc Çekun,
Kurr se trëmi lufta burrin,
Shqiptarisë ja sjell Flamurin.

MARASH ZEF GOJÇAJ
Traboin, Hot, 2014



TRABOINI STUDIO CHANNEL YOU TUBE 



Gjak pa gjak, 27 mars 1910 - nga Palok Traboini

GJAK PA GJAK Gazeta “Bashkimi”, Shkodër, Nr. 13, 27 Mars 1910 Zef Nik Pretashi prej Traboinit (Hot, ditë e diel me 13 të këtij m...