KËNGË PËR PALOK
TRABOININ
(1888-1951)
Sekretar i Dedë
Gjo Lulit
Flamurtar i
Deçiqit 1911
Mësues, poet dhe luftëtar.
Çou lahut-o e mos
rri e mekun
Më ndihmo more nji
kangë me gjetun
O, lshoje zanin si
dikur motit
O, për Palok
Traboinin ra prej Hotit.
N’ Traboini e
lindi nana,
Ku u thyen krajla
e sulltana,
Familja Çekaj mot
pas motit,
Kenka rrit o
në flakë t’barotit.
Djalë me shkollë e
patriot,
O gjithmonë vendit
tue i dalë zot,
Për bashkim punoi
me zemër,
O, Traboinit tue i
rrit emën.
Kish nji besë ma
t’ fortë se malet,
Vullnetar me shue
gjakmarrjet.
Desh liri, shqipe
e flamurin
Sekretar o me Dede
Gjo Lulin.
Kur Malsia u çua
n’kryengritje,
Nga Prizreni ai
vjen si shqipe,
Me pushkë në dore,
o po ban gajret-e,
Meu nimua o
vllaznit e vet-e,
Porsi trimi në
front lufton,
Tok’n e babs për
t’gjallë se lëshon.
E, Gjon Ujk Çeku i
kësaj shpi,
O, me Gjok Prëlën
o kushri të tij,
Ran në luftë si
trima rrfe,
Për flamur e për
atdhe.
E, Ded Gjo Luli
planin thurë,
Fill prej Vjene me
pru i flamur,
O, shokt as luftën
s’i lën vetun,
N’ Dalmaci nisë
Palokë Çekun,
Kurr se trëmbi
lufta burrin,
Shqipes lart ja
soll Flamurin.
E, nuk t’lan
veprat o n’gji t’ harrimit,
O ky rapsodi
në shënj o t’kujtimit,
U knon burrave të
Malsis
Janë themel i
Pavarsis.
E, vitet shkojnë e
stinët nd’rrohen,
O, me ty Malsia o
sot krenohet,
Sa ky diell t’i
shëndrisë malet,
O, kurr për ty
kanga s’ ndalet, o heeej.
Teksti: MARASH ZEF
GOJÇAJ
Traboin, Tuz
Këndon: PRËTASH
NILAJ
Shkodër