☸ BIOGRAFI SHQIP/ ENGLISH ☸ PUBLICISTIKË ☸ POEMË ☸ SHKRIME MBI P. TRABOININ ☸ PËRKUJTIMORE PRIZREN 2012 ☸ PËRKUJTIMORE TUZ 2012 ☸ FOTO ☸

Një dokument arkival për Palok Traboinin - nga Nikoll Loka


PALOK TRABOINI - ARKIVA E SHTETIT - DOKUMENT I VITIT 1940

Palok Traboini ka lindur me 29 mars 1889 në Hot. Ka mbaruar shkollën tregtare italiane në Shkodër dhe gjatë kësaj kohe ka jetuar në shtëpinë e profesorit italian të kësaj shkolle Andrea Skanjeti, vajza e të cilit iu bë bashkudhëtare e jetës. 
Filloi punë menjëherë në shkollën e Fretërve. 
Shërbeu si mësues në Prizren në vitet 1910-1911. 
Rifillon punë si mësues në Bushat në vitin 1924 dhe dy vjet më vonë, vitin 1926 ishte mësues në Internatin e Oroshit. 
Pastaj punoi në Bushat 1 vit, Bërdicë 2 vjet, Shirokë 1 vit, Kastrat-Bajzë 1 vit, Juban 2 vjet, Shkodër 18 vjet. Në vitin shkollor 1940-1941 kishte 25 vjet punë.

 AQSH, F.295, Viti 1940, D. 390, f.192

E gjeti dhe e përcolli studiuesi Nikoll Loka 


TRABOINI STUDIO CHANNEL YOU TUBE 

Kenge per Palok Traboinin nga Zef Marash Gojçaj


KËNGË PËR PALOK TRABOININ

Çou lahutë e mos rri e mekun
Më ndihmo nji kangë me e gjetun
Lshoje zanin si dikur motit
Për Palok Traboinin  burrë prej Hotit.

Nuk t’lan veprat n’gji t’ harrimit,
E ky rapsodi në shëj t’kujtimit,
U knon burrave të Malsis
Jan themel i Pavarsis.

Vitet shkojnë e stinët nd’rrohen,
Me ty Malsia sot krenohet,
Sa ky diell t’i shëndrisë malet,
Kurr për ty kanga nuk nalet.

N’Traboini e lindi nana,
Ku u kthyen krala sulltana,
Familja Çekaj mot pas motit,
Asht rrit ajo ën flakë t’barotit.

Djalë arsimit e patriot,
Gjithë atdheut tue i dalë zot,
Për bashkim punoi me zemër,
Traboinit tue i rrit emën,
Kish nji besë ma t’ fortë se malet,
Vullnetar me shue gjakmarrjet.

Kur Malsia u çua n’kryengritje,
Nga Prizreni vjen si shqipe,
Me pushkë en dore e po ban gajret,
Meu nimua vllazne t’vet,
Ballë për ballë me hasmin lufton,
Tok’n e babs për t’gjallë se lëshon.

Gjon Ujk Çeku i kësaj shpi,
Me Gjok Prëlën kushri të tij,
Ran në luftë si trima rrfe,
Për flamur e për atdhe.

Ded Gjo Luli planin thurë,
Fill prej Vjenet me pru i flamur,
Shokt as luftën s’i lën vetun,
N’ Dalmaci nisë Palokë Luc Çekun,
Kurr se trëmi lufta burrin,
Shqiptarisë ja sjell Flamurin.

MARASH ZEF GOJÇAJ
Traboin, Hot, 2014



TRABOINI STUDIO CHANNEL YOU TUBE 



Një foto e re e Palok Traboinit me kolegët mësues në Shkodër

 NJË FOTO E RE E PALOK TRABOINIT ME KOLEG ËT MËSUES NË SHKODËR. Pasi përcolla shkrimin " Shkolla e Hotit të Ri dhe themeluesi i harruar...