NJË FOTO E RE E PALOK TRABOINIT ME KOLEGËT MËSUES NË SHKODËR.
Pasi përcolla shkrimin " Shkolla e Hotit të Ri dhe themeluesi i harruar", e nderuara Bianka Trashani-Harapi, me përcolli një foto të ruajtur në familjes e saj të një grup mësuesish në Shkodër ( mesa shihet aty ku ka kenë edhe shkolla "11 Janari" dhe ku unë kam kenë në një vit si nxenës në fillore), ndër mësuesit gjyshi i saj Pjetër Trashani dhe im atë Palok Traboini. E falënderoj!
Të harrojnë nënpunësit, zyrtarët kjo bandë sërvilesh, deputetët e qeveritarët që nuk e dinë historinë e popullit të vet, por dinë shumë mirë si faqezinjë të përlajnë copa të Atdheut, paratë e popullit, por veç nuk të harron populli, i virtutshmi popull që nuk i meriton këta maskarenj që ka në krye, këta bandit dhe bandite, injorantë e mish me dy sy, këta paçavure që gjithçka dinë është të vjedhin, të vjedhin dhe gjithmonë të vjedhin.
Si mund këta banditë të vleresojnë historinë?
Kush lë gjurmë në histori vjen një kohë e kujtohet.
Kauza kombëtare kurrë nuk humbet.
Kolec Palok Traboini
11 korrik 2026
