BIOGRAFI SHQIP/ ENGLISHPUBLICISTIKË POEMËSHKRIME MBI P. TRABOININPËRKUJTIMORE PRIZREN 2012 PËRKUJTIMORE TUZ 2012 FOTO

Gjak pa gjak, 27 mars 1910 - nga Palok Traboini


GJAK PA GJAK
Gazeta “Bashkimi”, Shkodër, Nr. 13, 27 Mars 1910

Zef Nik Pretashi prej Traboinit (Hot, ditë e diel me 13 të këtij muaji, në sahatin turqisht nadje), u nis prej shtëpis së vet për zá te një mik i veti në Kastrat, i vetëm pa kurrkënd.
Të mbrritmen në Qaf të Hardhisë, ku asht kufini me Hot e Kastrat, lodhun prej rruget, u ul me pushue nji grimë herë, e me dredhë një cigare duhan, kur shi në at kohë sheh dy djelmoça të ri, bojagi të pickatun e të partallisun, si kah ana e armëve ashtu edhe nga ana e veshjeve, të cilët hiqnin gjithnjë thekatueshëm prej këtij të Hotit. Të përpjekun me ta u folnë dorë për dorë.
Masandej u ulne me ndej me të, e ky me të shpejt u nxorri kutinë me mbshtjellë duhan, e tuj pyet shoq me shoq si jeni me rob e gja a po mbaheni, filluen me ra në bisedë e duke e shty kuvendin gjithnji e ma gjatë. Këta dy djelmoça e pyesin: Ka je, ka po vjen e ka po shkon more dai (zotni)?
Ky nafakziu pa fe sherrijet ju përgjegj vrap: More dait e dheut, unë jam prej Malit të Traboinit, e jam nisë me shkue në Kastrat e më pa një mik temin, po besa me dro të madhe jam nisë, veç taft e baft. Njani prej tyne ja priti me turr se çfarë friket ke lum daia? - Besa e trimave frikë edhe të madhe fort, pse tash tri katër vjet, em vlla pat vra për gjak një të kushurinin tonë,
Tahir Halin prej mahadhës së Halae e të birt e ti me gjithë rod gjak që kanë, orvaten pajada se si me vra një mashkull tonin, me e marr atë gjak pa gjak, si i thonë një fjalë, për arsye se që na kena pas marrë gjakun e jo ra në gjak, por ec e mbushjua mendjen atyne. Ata as në kohë të pajtimit nuk deshtne me ditë gja në këtë punë e le mos me e zgjat, ata janë faqe e zezë e të pabesë, e me diktue se jam këtu, pak kishin me ju dukë me i qitë 10 vetë në pritë, e s' kishin me më ndrrue me mish dashi.
Ah! për këtë punë ban pallë, lum miku i dashtun, ju gjegjen të dy për nji za. Ata zoti e di ku janë tash, por edhe me kenë, na ja tek jena me ty, prandaj s'kishin me pasë çka të bajnë. Bile as me lule s'kishin guxue me të prekë, e ti çou se po të përcjellim na deri ku të duesh. U çuene e u nisën për rrugë, por vaj-medet për të tretin se ç’udhë po ndiqte.
Të mbrritun në një shënj vendi, në midis të një pylli, kur qe katër pushkë përnjëherë, flakë për flakë, dy prej pritet e dy të tjera prej këtyre dy përcjellsave, krisne nëpër shtat të këtij të Hotit, i cili pa pikë fryme e i grimë e i coptuem prej plumbave, ra sa gjan gjatë për tokë.
Mirë ka thanë i moçmi, goja llap e paraveshi fap. Ky krahthatë ju këshillue njerzëve të huej pa i njoftë e pa i ditë, e s'kujtoj qyqari se ata ishin dora vetë, të bijt e Tahirit, që i vëllai i tij e kishte vra qëkur, e që mahalla kërkonte gjithnjë me zanë pisk një mashkull jo vetëm prej vllaznisë së tij, por prej gjithë bajrakut të Traboinit.
Këta të katër gjaksor (katila) iknë e morne malin pa pas prej kurrkujt fe frike a drojë.
A thue qitne pushkë të pëlqyeme?
Oh! jo për të vertetë, pse pushka s'asht mirë as e bukur kurr nji herë me e përdorue për askënd e jo për me damtue e farue vllaznit e vet, të një fisi, të një gjaku, të një Atdheu e të një babe, po ato e banë ma të përçudun, pse e vranë gati si në dorë të vet, e ashtu burrnija s’thotë.
O gjak i mnershëm që ditë për ditë je tuj u derdh nëpër male të Shqypnisë, a thue ti, s' ke me kërkue gjygj para robit e para zotit ndonjëherë sado te e vona?
O vllazën shqyptarë, e sidomos ju malësorë, çilni sytë tuej njëherë e hiqeni atë perde errsine, që s'ju len me pa e me da të mirën prej të keqes.
Ju po ja nxirrni sytë sho’shojt pa mëshirë e dhimbë, por o burra, mos e qitni në harresë se ai gjak i vllazënve tuej që po e derdhni pa nda, ka me lyp sado te e vona gjygj... e ndënshkimi që po meritoni prej të zezave tuaja, sidomos prej gjakut që po derdhet rrkajë prej duarve tuaja, ka për të kenë fort i randë.
Edhe damin e madh që jeni tuj sjellë vendit, konaqeve, e gjithë Atdheut mbarë, nuk jeni tuj e kujtue aspak, e duhet ta dini se tue i nxjerrë trutë shoku-shokut jeni tue ligshtue vedin e tuj gufue e gëzue zemrën e armikut i cili gjithnjë kënaqet.
Hiqeni pra... atë handrak e qelbsinë që zemrat tuaja aq fort të përlyeme e të helmatisuna, e atëherë keni për të pa dobinë, rehatinë e të mirën e vëndit tuej.
I vrami kje lanë në mes të pyllit, shakull për tokë. Njatje vonë kje diktue prej barijve të cilët qitne kushtrimin, e u mblodh tanë mahalla, derë për derë i çuene lajm vllaznisë të vramit, të cilët erdhën, e mornë e çuene në shtëpi të vet, e të nesërmen u varros me vaj të madh.

PALOK TRABOINI
Shkodër, 21.3.1910

Vrasjet tona, 1 maj 1910 - nga Palok Traboini


VRASJET TONA
Gazeta “Bashkimi”, Shkodër, Nr. 18, 1 Maj 1910

Një terrinë e një farë mjegulle në Shqyptarëve na ka pre të pamit e syve e prandaj s' jena tuj u kujtue damin e rrënimit të madh të vrasjeve që në këto kohna, në vend që me u fashitë, asht gjithnjë tuj u shtue e tuj u hap, sidomos ndër male e ndër katunde tona. Gjaksina të panumërta ndihen në të katër anët e Shqypnisë prorë e çast.
Ditën e prende më 15 të këtij mueji, Lush Gjetoja i duel në pritë Gjelosh Nik Vojvodës Vukpalaj në Kastrat e i ra martinë bri në bri. Vojvoda kishte pas një djalë të vetëm, i cili në të ndime pushkën, ngau në pikë të vrapit e në të hasmen në të atin e pyeti:
«Kush të vrau tatë?» - ky ja ktheu po me zor.
- Mue me vrau filani.
I biri at bot s' bani një a dy por rroku hutën e të et dhe e ndoq armikun, a më mirë gjaksorin, deri që e mbyti e kështu u banë dy vigje për një herë.
E për ç' arsye u vranë? Mo zot ma keq. Për dy babune elb, për dhjetë grosh me u derdhë gjaku i dy burrave.
A ka ku shkon ma zi?
E ku kena me mbarue në vazhdoshim shumë kështu?
Fort kollaj asht me e ditë. Na kena me mbrritë në një shkallë të ulët sa me ju dhimbt gjithsekujt, si nga forcadja si ka vobeksia e kështu armiqt tonë kanë me u gëzue, sikurse kanë ba deri tash.

P. T. (Palok Traboini)
Shkodër, 28.4.1910

NË EMËR TË ATIT…

Dy fjalë për një jetë,
bashkë me një mirënjohje
si hyrje:


Palok Traboini ka lindur në prill të vitit 1888 në Traboin të Hotit, në trojet që ndodhen në shtetin e Malit të Zi, në një familje që i takon fisit Gojçaj. Ka mbetur jetim në moshë të vogël dhe e ëma Nora, gjendur në varfëri, deshi ta çonte në Shkrel tek gjinia e vet, por vojvoda i Traboinit Dedë Gjo Luli, që kishte mendimin për të shkolluar një njeri nga Hoti, ku të gjithë ishin analfabetë veç priftit, ndërmjetëson dhe e dërgon në Shkodër, në Shkollën Tregtare Italiane, e ku ky vogëlush hotjan do të jetonte në shtëpinë e profesorit zemërmirë Andrea Skanjeti ( i vjetri), italian ky i martuar me një vajzë shqiptare, atë bukuri qytetare shkodrane që tashmë të gjithë e njohin si Xhokonda shqiptare, Motra Tone e Kolë Arsen Idromenos.
Me të mbaruar shkollën në vitin 1908, në pamundësi për të vazhduar studimet e larta për gjuhësi, siç aspironte, kish arritur të mësonte 5 gjuhë, me ndërmjetësimin e Kolë Idromenos emrohet mësues në shkollën e fretënve. Po këtë vit martohet me vajzën e profesorit të vet, Katrinën, çfarë e afroi familjarisht me rrethin e elitës aristokrate shkodrane, bartëse e kulturës dhe traditave që prej kohës së venecianëve, se Shkodra dihet, ishte një Venecia e vogël, madje e ngjashme edhe nga rrethimi me ujra; tre lumej e një liqen përreth qytetit që frymëmerrte prej daljes përmes Bunës në det, duke u bërë qendra tregtare ndër më të njohurat në Ballkan..
Shërbeu si mësues në Prizren në vitet 1910-11 dhe u gjend në mes të luftëtarëve në Hot kur nisi kryengritja e Malësisë së Madhe më 24 mars 1911.
Dedë Gjo Luli, të cilit i shërbente si sekretar (sipas shkrimeve të Gjush Sheldisë që mbajnë vitin 1959), duke qënë se ishte i vetmi hotjan i shkolluar, njohës i shumë gjuhëve dhe i pari mësues i Malësisë së Madhe, e ngarkon me detyrë të sjellë flamurin kombëtar të porositur muaj më parë nga Kolë Ded Gjo Luli gjatë një vizite që kishte bërë në kancelaritë e oborrit perandorak në Vjenë. Por, disa hotjanë të moshuar, luftëtarë të kryengritjes antiosmane, thonin se flamuri ishte porositur në një puntori artistike të kryeqytetit perandorak me përkujdesjen e pretendentit si pasardhës i heroit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti - Skënderbeut. Ky pretendent për kurorë në Shqipëri që mbante një emër të gjatë aristokratik Juan Alardo Castriota de Perez y Valesco, më herët kishte patur lidhje me Faik Konicën, por më pas shkrimtari yne e kishte satirizuar thekshëm.
Flamuri që solli Palok Traboini është pikërisht ai që njihet si “Flamuri i Dedë Gjo Lulit “ dhe është fiksuar në fotografi nga Kel Marubi me shënimin “Flamuri që u ngrit në Deçiq”. Ai flamur është shpalosur së pari tek Kisha e Traboinit në Hot, dhe luftëtarët …’e ngritën disa herë në Majën e Bratilës, duke i paraprirë kështu shpalljes së pavarësisë e ngritjes së flamurit kombëtar shqiptar në Vlorë me 1912”.(sipas Prof.dr. Gjovalin Shkurtaj, 2002).
Ish mik e bashkëluftëtarë me poetin Hil Mosi, tribunin Luigj Gurakuqi, shkrimtarin e botuesin e shquar Dom Ndoc Nika, me luftëtarë si Prel Keri e Ndoc Deda, i afërt shpirtnisht e familjarisht me Kolë Idromenon, inxhinjerin Zef Skanjeti e Jak Zorbën, koleg me mësuesit Mati Logoreci, Lazër Lymezi, Kolë Kodheli, Kolë Rrota, Ndoc Lezhja, Lukë Lukaj, Kolë Laca, Pjetër Pali (mësues ekzekutuar nga diktatura menjëherë pas luftës së dytë botërore) e tjerë.
Ka qënë një prej bashkëpunëtorëve të gazetës “Koha - Bashkimi“, Shkodër 1910, ku gjenden koleksionet e shkrimeve, të cilat bashkë me poemën epike “Lufta e maleve“ për kryengritjen e vitit 1911, përbën krijimtarinë e tij të zbuluar deri më tash, si autor i para pavarësisë.
Është propozuar për t’u dekoruar pas vdekjes nga veteranët kombëtarë të Hotit të Ri, në vitin 1962, si luftëtar për pavarësi, por edhe si i pari mësues i Malësisë së Madhe, por Kuvendi Popullor i atëhershëm e ka lënë në harrim, ashtu siç vazhdojnë ta lënë në harrim edhe sot e kësaj dite shtetarët mentarë të kohrave të reja, edhe pse demokracia shumë gjëra i ka rishikuar për të shmangur denigrimet e qëllimshme historike.
Në dosjet e Degës se Sigurimit të diktaturës komuniste në Shkodër, shumë kohë e deri në vitet 70, ka qëndruar e shkruar shpifja (e sajuar pas vdekjes) se Palok Traboini ka marrë pjesë në vrasjen e militantit komunist V. Shanto në Vrakë me 1944, kur dihet se mësuesi kryengritës e luftëtar i pavarësisë ishte nga ata burra, që as mund të bashkëpunonte me pushtuesit dhe as mund të vriste prapa krahësh. Qëndrimi ndaj pushtimit fashist, (thënia e tij bashkëpunëtorëve të fashizmit se: duhej vrarë e jo pritur me lule Viktor Emanueli i III-të), si dhe rasti ballë për ballë me ushtarakun Alush Lohja në Luftën e Koplikut 1920, e mishëron më së miri karakterin e Palok Traboinit.
Shpirti, idetë e atdhedashuria e zjarrtë i kanë mbetur derdhur në esè e vargje, ndërsa trupi i luftëtarit që kish marrë edhe plagë, më 14 korrik 1951 shkoi të pushojë në Rrmaj, në varrezën katolike të Shkodrës, ku tashmë ndodhet bashkë me të shoqen Katrina Skanjeti-Traboini, ajo grua trupvogël, e zgjuar, e kulturuar, ajo besimtare e devotshme; tezja e Arqipeshkvit të Kishës Katolike Shqiptare Dom Ernest Çoba, i vdekur në burgjet e diktaturës, si dhe e poetit të mirënjohur shkodran Bep Zorba, nëna e të cilit, Elena, ishte motra e, drite pastë, Dadës sime Katrinë, figurën e të cilës kurrë nuk e ndaj nga vetja. Është pjesë e jetës, ndoshta edhe pjesë e varrit. Botimi i këtij libri, gjithësesi është një kontribut modest për njohjen e vlerave të mësuesit, poetit dhe luftëtarit të dy luftrave kombëtare Palok Traboini për faktin se shumë dokumente historike e shkrime në faqet e shtypit ende nuk janë gjendur dhe dëshmitarët që e kanë njohur nuk janë më.
Por, falë librit të çmuar të Petraq Pepos, shkrimeve historike të At Donat Kurtit, kujtimeve të botuara apo të lëna tek unë, të luftëtarit kryengritës Martin Ujk Çeku-Traboini, regjisorit të mirënjohur Andrea Skanjeti që ruajti dhe ma dorëzoi kopjen e vetme të poemës së humbur “Lufta e maleve” të vitit 1911 të Palok Traboinit, falë fondit të çmuar të Bibliotekës Kombëtare në Tiranë ku m’u vunë në dispozicion numurat e gazetës “Koha-Bashkimi”,Shkodër, të vitit 1910 dhe revista “Hylli i dritës”1937, falë thesarit tonë kombëtar Fototekës “Marubi”, që në vitin 1982 më dha mundësinë të gjej fotografitë e tim eti në fondin e saj, e, për të mos i harruar, ish nxënësit e tim eti e miqtë e tij në të gjallë si Pjetër Hil Pali, Gjergj Gjok Shabani, Palok Prel Vuçetaj, Kolë Duku dhe Preng Gruda që më vunë në dorë dëshmitë e dorëshkrimet e tyre.
Të gjithë këta dëshmitarë e dashamirës nuk rrojnë më, ndaj më mbetet që në krye të këtij libri t’i kujtoj me nderim sepse, pa dëshmitë e tyre, ndoshta kurrë nuk do të kishte një libër për Palok Traboinin, nga fakti se kërkimin e kam nisur veç nga një faqe e bardhë mbi të cilin shkruajta vetëm emrin e Atit. Ajo ishte gjithçka që njihja, gjithçka që kisha, sepse jeta më përplasi në shtëpinë e fëmijëve jetimë, e streha jonë në rrugën Badra u shkatrrua, pa shpëtuar dot as dhe një fotografi apo një libër pa lè për relike të tjera, pra asgjë veç emrit, çdo gjë tjetër ështe vepër e zemërmirësisë së njerëzve që e kanë njohur nga afër, çfarë mua birit të tij, fati që përcakton udhët njerëzore nuk ma dha.
Mirënjohje të veçantë për botimin e këtij libri iu shpreh:
Prof. doktor Hamit Boriçit, Tiranë, që është konsulent i këtij libri dhe njëkohësisht pedagogu im në auditoret e Fakultetit të Gazetarisë, shkrimtarit e studiuesit Fran Camaj, Tuz, Prof.dr.Gjovalin Shkurtaj, Tiranë, Prof.dr. Gazmend Shpuza,Tiranë, editorit të gazetës “Illyria” në Nju Jork, Dalip Greca, hulumtuesit të zellshëm të historisë kombëtare Gjergj Nikprelaj, analistit e art-disinjatorit Arben Çokaj, Gjermani, Gjokë Lulit në Kastrat,Vasil Qesarit e Luan S. Ramës në France, e, kurrsesi pa lënë në harresë Gjergj Camajn e Gjok Gojçin, drejtues të shoqatës “Ded Gjo Luli”, të cilët më dhanë rastin që si bir i Palok Traboinit të përshëndes e të mbaj një kumtesë në 95 vjetorin e Kryengritjes së Malësisë së Madhe në sallën e restorantit të atdhetarit hotjan Gjergj Dedvukaj në Nju Jork.
Në ato çaste, në atë sallë ku ishin mbledhur bijtë e Hotit të ardhur nga të dy anët e kufirit, që i ndau më 1913, më shkoi mendja të përshëndesja edhe në emër të tim eti, por ngurrova nga droja e një keqkuptimi sepse, si mund të përshëndetet në emër të të vdekurit, mirëpo kur lexova një libër me kumtesa, botuar në Tuz me rastin 90 vjetorit të vrasjes së Dedë Gjo Lulit, ku ndesha një citim të studuesit Nikoll Berisha, e kur m’u kujtuan sentencat filozofike për lidhësinë e breznive tej e përtej vdekjes, të Nikolla Kazanzaqit tek “Asketika”, thashë se duhej ta kisha bërë, e duhet ta bëj me këtë rast, sepse “të vdekurit flasin me gojën e të gjallëve”, ndaj për sa më sipër përmenda me mirënjohje, i falenderoj edhe në emër të Atit, sepse: jeton e mbijeton Ati - sa kohë që gjallë është i biri…

KOLEC PALOK TRABOINI Boston-Tiranë, shtator 2006


TRABOINI STUDIO CHANNEL YOU TUBE 




KUSH ISHTE PALOK TRABOINI

PALOK TRABOINI
nga fisi Gojçaj/ familja Çek Nik Lulashit/ i Traboinit të Hotit

1- Palok Luc Traboini ka qenë mësues i parë i dalë prej Malësisë së Madhe, mësues i gjuhës shqipe që në vitin 1911 në Prizren krahas Lazër Lymezit e në vazhdim kudo në trojet shqiptare.

2- Ka marrë pjesë në kryengritjen e vitit 1911-12, ku është plagosur gjatë luftimeve më 15 korrik 1912 në majën e Haramisë.

3- Ka qenë sekretar i Ded Gjo Lulit sipas dëshmisë së shkruar nga mësuesi veteran Gjush Sheldia në 1959.

4- Palok Traboini ka shkruar plot artikuj atdhetare në gazetën e Dom Ndoc Nikës “Koha –Bashkimi” në vitin 1910 e në vazhdim, në të cilat lartëson kombin shqiptar e tregon origjinën shqiptare prej pellazgëve dhe ilirëve, por edhe shkrime për bashkimin kombëtar të shqiptareve.

5- Ka sjellë në Shqipëri përmes Dalmacisë Flamurin Kombetar i ngritur më 6 prill 1911 në Bratilë të Deçiqit.

6- Në një foto të Marubit ku ndodhet dhe Palok Traboini, fotografi i madh ka shënuar Luftëtarët e Deçiqit. Gjithashtu është fiksuar në një fotografi përkrah Ded Gjo Lulit dhe krerëve të Malësisë së Madhe.

7- Ka shkruar një poemë epike për kryengritjen e Malësisë së Madhe me rreth 1700 vargje që mban vitin 1911, kur ende nuk ishte shpallë pavarësia.

8- Ka organizuar rezistencën dhe ka marrë pjesë me armë në dorë me luftën e Koplikut në vitin 1920.

9- Në 1927 ka ndërtuar me shpenzimet e veta një shkollë në Hot të Ri dhe ka dhënë mesim mbi një vit pa pagesë nga shteti për femijët e hotjanëve të përzënë nga trojet etnike.Më vonë shkollën ja ka miratu miku i tij Hile Mosi.

10-Ka vazhduar të jetë mësues i gjuhës shqipe për afro 40-vjet në Shqipëri, Kosovë dhe trojet shqiptare në Mal të Zi.


Dhe rezultati historik:
U propozua të dekorohej në 1962 në 50 vjetorin e pavarësisë nga bashkëluftëtarët e vet në Hot të Ri të cilët ishin ende gjallë dhe propozimi shkoi në Kuvendin Popullor, por u anashkalua sepse shpifësit komunistë kishin bërë punën e tyre dhe im atë i vdekur nuk kish si të mbrohej. Ndërkohë unë isha fëmijë në shtëpinë e jetimëve. Po ashtu është propozuar për tu dekoruar dhe më parë nga Shkolla e Barbullushit ku ka shërbyer si mësues dhe është marrë në evidencë ky propozim nga Seksioni i Arsimit ne qytetin e Shkodrës por pa rezultat.
50 vjet fle në sirtarin e Kuvendit Popullor ai propozim. Qeveritë ndërrohen, komunizmi u shemb por druaj se ai jeton si një atavizëm historik ne nënshtresë, ne koncept e mendësi të administratës publike dhe të vetë shtetit.
Pra, e kam një shembull se si vlerësohen atdhetarët e patriotët në një kaos institucional siç gjendet sot Shqipëria.

Ky shkrim është publikuar më 6 prill 2012
nga Kolec Palok Traboini


TRABOINI STUDIO CHANNEL YOU TUBE 
PALOK TRABOINI nga fisi Gojçaj/ familja Çek Nik Lulashit/ i Traboinit të Hotit 1- Palok Luc Traboini ka qenë mësues i parë i dalë prej Malësisë së Madhe, mësues i gjuhës shqipe që në vitin 1911 në Prizren krahas Lazër Lymezit e në vazhdim kudo në trojet shqiptare. 2- Ka marrë pjesë në kryengritjen e vitit 1911-12, ku është plagosur gjatë luftimeve më 15 korrik 1912 në majën e Haramisë. 3- Ka qenë sekretar i Ded Gjo Lulit sipas dëshmisë së shkruar nga mësuesi veteran Gjush Sheldia në 1959. 4- Palok Traboini ka shkruar plot artikuj atdhetare në gazetën e Dom Ndoc Nikës “Koha –Bashkimi” në vitin 1910 e në vazhdim, në të cilat lartëson kombin shqiptar e tregon origjinën shqiptare prej pellazgëve dhe ilirëve, por edhe shkrime për bashkimin kombëtar të shqiptareve. 5- Ka sjellë në Shqipëri përmes Dalmacisë Flamurin Kombetar i ngritur më 6 prill 1911 në Bratilë të Deçiqit. 6- Në një foto të Marubit ku ndodhet dhe Palok Traboini, fotografi i madh ka shënuar Luftëtarët e Deçiqit. Gjithashtu është fiksuar në një fotografi përkrah Ded Gjo Lulit dhe krerëve të Malësisë së Madhe. 7- Ka shkruar një poemë epike për kryengritjen e Malësisë së Madhe me rreth 1700 vargje që mban vitin 1911, kur ende nuk ishte shpallë pavarësia. 8- Ka organizuar rezistencën dhe ka marrë pjesë me armë në dorë me luftën e Koplikut në vitin 1920. 9- Në 1927 ka ndërtuar me shpenzimet e veta një shkollë në Hot të Ri dhe ka dhënë mesim mbi një vit pa pagesë nga shteti për femijët e hotjanëve të përzënë nga trojet etnike.Më vonë shkollën ja ka miratu miku i tij Hile Mosi. 10-Ka vazhduar të jetë mësues i gjuhës shqipe për afro 40-vjet në Shqipëri, Kosovë dhe trojet shqiptare në Mal të Zi. Dhe rezultati historik: U propozua të dekorohej në 1962 në 50 vjetorin e pavarësisë nga bashkëluftëtarët e vet në Hot të Ri të cilët ishin ende gjallë dhe propozimi shkoi në Kuvendin Popullor, por u anashkalua sepse shpifësit komunistë kishin bërë punën e tyre dhe im atë i vdekur nuk kish si të mbrohej. Ndërkohë unë isha fëmijë në shtëpinë e jetimëve. Po ashtu është propozuar për tu dekoruar dhe më parë nga Shkolla e Barbullushit ku ka shërbyer si mësues dhe është marrë në evidencë ky propozim nga Seksioni i Arsimit ne qytetin e Shkodrës por pa rezultat. 50 vjet fle në sirtarin e Kuvendit Popullor ai propozim. Qeveritë ndërrohen, komunizmi u shemb por druaj se ai jeton si një atavizëm historik ne nënshtresë, ne koncept e mendësi të administratës publike dhe të vetë shtetit. Pra, e kam një shembull se si vlerësohen atdhetarët e patriotët në një kaos institucional siç gjendet sot Shqipëria. Ky shkrim është publikuar më 6 prill 2012 nga Kolec Palok Traboini

Invested $100 in Cryptocurrencies in 2017...You would now have $524,215: https://goo.gl/efW8Ef
Kush ishte Palok Traboini, sekretari i Ded Gjon Lulit PALOK TRABOINI nga fisi Gojçaj/ familja Çek Nik Lulashit/ i Traboinit të Hotit 1- Palok Luc Traboini ka qenë mësues i parë i dalë prej Malësisë së Madhe, mësues i gjuhës shqipe që në vitin 1911 në Prizren krahas Lazër Lymezit e në vazhdim kudo në trojet shqiptare. 2- Ka marrë pjesë në kryengritjen e vitit 1911-12, ku është plagosur gjatë luftimeve më 15 korrik 1912 në majën e Haramisë. 3- Ka qenë sekretar i Ded Gjo Lulit sipas dëshmisë së shkruar nga mësuesi veteran Gjush Sheldia në 1959. 4- Palok Traboini ka shkruar plot artikuj atdhetare në gazetën e Dom Ndoc Nikës “Koha –Bashkimi” në vitin 1910 e në vazhdim, në të cilat lartëson kombin shqiptar e tregon origjinën shqiptare prej pellazgëve dhe ilirëve, por edhe shkrime për bashkimin kombëtar të shqiptareve. 5- Ka sjellë në Shqipëri përmes Dalmacisë Flamurin Kombetar i ngritur më 6 prill 1911 në Bratilë të Deçiqit. 6- Në një foto të Marubit ku ndodhet dhe Palok Traboini, fotografi i madh ka shënuar Luftëtarët e Deçiqit. Gjithashtu është fiksuar në një fotografi përkrah Ded Gjo Lulit dhe krerëve të Malësisë së Madhe. 7- Ka shkruar një poemë epike për kryengritjen e Malësisë së Madhe me rreth 1700 vargje që mban vitin 1911, kur ende nuk ishte shpallë pavarësia. 8- Ka organizuar rezistencën dhe ka marrë pjesë me armë në dorë me luftën e Koplikut në vitin 1920. 9- Në 1927 ka ndërtuar me shpenzimet e veta një shkollë në Hot të Ri dhe ka dhënë mesim mbi një vit pa pagesë nga shteti për femijët e hotjanëve të përzënë nga trojet etnike.Më vonë shkollën ja ka miratu miku i tij Hile Mosi. 10-Ka vazhduar të jetë mësues i gjuhës shqipe për afro 40-vjet në Shqipëri, Kosovë dhe trojet shqiptare në Mal të Zi. Dhe rezultati historik: U propozua të dekorohej në 1962 në 50 vjetorin e pavarësisë nga bashkëluftëtarët e vet në Hot të Ri të cilët ishin ende gjallë dhe propozimi shkoi në Kuvendin Popullor, por u anashkalua sepse shpifësit komunistë kishin bërë punën e tyre dhe im atë i vdekur nuk kish si të mbrohej. Ndërkohë unë isha fëmijë në shtëpinë e jetimëve. Po ashtu është propozuar për tu dekoruar dhe më parë nga Shkolla e Barbullushit ku ka shërbyer si mësues dhe është marrë në evidencë ky propozim nga Seksioni i Arsimit ne qytetin e Shkodrës por pa rezultat. 50 vjet fle në sirtarin e Kuvendit Popullor ai propozim. Qeveritë ndërrohen, komunizmi u shemb por druaj se ai jeton si një atavizëm historik ne nënshtresë, ne koncept e mendësi të administratës publike dhe të vetë shtetit. Pra, e kam një shembull se si vlerësohen atdhetarët e patriotët në një kaos institucional siç gjendet sot Shqipëria. Ky shkrim është publikuar më 6 prill 2012 nga Kolec Palok Traboini

Invested $100 in Cryptocurrencies in 2017...You would now have $524,215: https://goo.gl/efW8Ef
Kush ishte Palok Traboini, sekretari i Ded Gjon Lulit PALOK TRABOINI nga fisi Gojçaj/ familja Çek Nik Lulashit/ i Traboinit të Hotit 1- Palok Luc Traboini ka qenë mësues i parë i dalë prej Malësisë së Madhe, mësues i gjuhës shqipe që në vitin 1911 në Prizren krahas Lazër Lymezit e në vazhdim kudo në trojet shqiptare. 2- Ka marrë pjesë në kryengritjen e vitit 1911-12, ku është plagosur gjatë luftimeve më 15 korrik 1912 në majën e Haramisë. 3- Ka qenë sekretar i Ded Gjo Lulit sipas dëshmisë së shkruar nga mësuesi veteran Gjush Sheldia në 1959. 4- Palok Traboini ka shkruar plot artikuj atdhetare në gazetën e Dom Ndoc Nikës “Koha –Bashkimi” në vitin 1910 e në vazhdim, në të cilat lartëson kombin shqiptar e tregon origjinën shqiptare prej pellazgëve dhe ilirëve, por edhe shkrime për bashkimin kombëtar të shqiptareve. 5- Ka sjellë në Shqipëri përmes Dalmacisë Flamurin Kombetar i ngritur më 6 prill 1911 në Bratilë të Deçiqit. 6- Në një foto të Marubit ku ndodhet dhe Palok Traboini, fotografi i madh ka shënuar Luftëtarët e Deçiqit. Gjithashtu është fiksuar në një fotografi përkrah Ded Gjo Lulit dhe krerëve të Malësisë së Madhe. 7- Ka shkruar një poemë epike për kryengritjen e Malësisë së Madhe me rreth 1700 vargje që mban vitin 1911, kur ende nuk ishte shpallë pavarësia. 8- Ka organizuar rezistencën dhe ka marrë pjesë me armë në dorë me luftën e Koplikut në vitin 1920. 9- Në 1927 ka ndërtuar me shpenzimet e veta një shkollë në Hot të Ri dhe ka dhënë mesim mbi një vit pa pagesë nga shteti për femijët e hotjanëve të përzënë nga trojet etnike.Më vonë shkollën ja ka miratu miku i tij Hile Mosi. 10-Ka vazhduar të jetë mësues i gjuhës shqipe për afro 40-vjet në Shqipëri, Kosovë dhe trojet shqiptare në Mal të Zi. Dhe rezultati historik: U propozua të dekorohej në 1962 në 50 vjetorin e pavarësisë nga bashkëluftëtarët e vet në Hot të Ri të cilët ishin ende gjallë dhe propozimi shkoi në Kuvendin Popullor, por u anashkalua sepse shpifësit komunistë kishin bërë punën e tyre dhe im atë i vdekur nuk kish si të mbrohej. Ndërkohë unë isha fëmijë në shtëpinë e jetimëve. Po ashtu është propozuar për tu dekoruar dhe më parë nga Shkolla e Barbullushit ku ka shërbyer si mësues dhe është marrë në evidencë ky propozim nga Seksioni i Arsimit ne qytetin e Shkodrës por pa rezultat. 50 vjet fle në sirtarin e Kuvendit Popullor ai propozim. Qeveritë ndërrohen, komunizmi u shemb por druaj se ai jeton si një atavizëm historik ne nënshtresë, ne koncept e mendësi të administratës publike dhe të vetë shtetit. Pra, e kam një shembull se si vlerësohen atdhetarët e patriotët në një kaos institucional siç gjendet sot Shqipëria. Ky shkrim është publikuar më 6 prill 2012 nga Kolec Palok Traboini

Invested $100 in Cryptocurrencies in 2017...You would now have $524,215: https://goo.gl/efW8Ef

Gjak pa gjak, 27 mars 1910 - nga Palok Traboini

GJAK PA GJAK Gazeta “Bashkimi”, Shkodër, Nr. 13, 27 Mars 1910 Zef Nik Pretashi prej Traboinit (Hot, ditë e diel me 13 të këtij m...