BIOGRAFI SHQIP/ ENGLISHPUBLICISTIKË POEMËSHKRIME MBI P. TRABOININPËRKUJTIMORE PRIZREN 2012 PËRKUJTIMORE TUZ 2012 FOTO

George Washingtoni - by Palok Traboini, Albania 1907









The beginning of essay written in French by Paul (Palok) Traboini, a student at the Italian School of Trade in Shkodra, Albania. Always aspiring freedom for his homeland, Palok chose as subject for his essay the figures of prince Scanderbeg and that of George Washington first President of the United States of America during 1789-1797.

These essays were in the following dates
June 5 and October 18, 1907.
Shkoder - Albania


THONI GJITHMONË TË VERTETËN !

Xhorxh Washington, një nga themeluesit e Republikave të Shteteve të Bashkuara, i cili qe president i parë nga 1789 gjer më 1797, njihej qysh në fëmijni për ndershmërine dhe drejtësinë e karakterit të tij.
Në moshën gjashtë vjeç, atij i bënë si dhuratë një sëpatë me të cilën priste çdo gjë që i binte në dorë.
Me që i ati kishte një kopësht me shumë pemë portokallesh, një ditë ai nisi t’i binte fort me sëpatë njëres prej tyre. Sapo i ati e pa trungun e saj të plagosur, shpertheu nga zemërimi dhe pyeti njerëzit e familjes se, kush ishte autori i kësaj dhune, duke shtuar se për këtë, ai do të ndëshkohej rëndë.
Në atë çast, mbrriti djali i tij Xhorxh dhe i ati, i cili s’mbahej nga inati dhe zëmërimi, e pyeti në se e ai e njihte vallë fajtorin. Djali i urtë që ishte vertet i sinqertë, nuk e zgjati por pohoi gjithëçka, duke thënë : Ati im i dashur, nuk dëshiroj të të gënjej ; jam unë që e kam bërë këtë faj.
I ati, i prekur nga ky rrëfim plot sinqeritet, u çlirua nga zëmërimi.
Hajde, biri im, tha ai, hajde në krahët e mia të më ngushëllosh. Ti ke vepruar keq, por sinqeriteti yt më shtrëngon të të fal.
Dhe i ati, vazhdoi pastaj me këto fjalë plot moral : bijt e mij çfardo që t’i u ndodhë në jetë, thoni vetëm të vertetën.

         Në Shkodër të Shqipërisë me 18-10-1907

                           PALOK TRABOINI
       Origjinali në frengjisht.  
                      


Në foto autori i dorëshkrimit Palok Traboini në vitin 1908
pas mbarimit Shkollës së Mesme Tregtare Italiane në Shkodër.


TRABOINI STUDIO CHANNEL YOU TUBE 

Gjak pa gjak, 27 mars 1910 - nga Palok Traboini

GJAK PA GJAK Gazeta “Bashkimi”, Shkodër, Nr. 13, 27 Mars 1910 Zef Nik Pretashi prej Traboinit (Hot, ditë e diel me 13 të këtij m...