KËNGË PËR PALOK TRABOININ
Çou lahutë
e mos rri e mekun
Më ndihmo
nji kangë me e gjetun
Lshoje
zanin si dikur motit
Për Palok
Traboinin burrë prej Hotit.
Nuk t’lan
veprat n’gji t’ harrimit,
E ky
rapsodi në shëj t’kujtimit,
U knon
burrave të Malsis
Jan themel
i Pavarsis.
Vitet
shkojnë e stinët nd’rrohen,
Me ty
Malsia sot krenohet,
Sa ky diell
t’i shëndrisë malet,
Kurr për ty
kanga nuk nalet.
N’Traboini
e lindi nana,
Ku u kthyen
krala sulltana,
Familja Çekaj
mot pas motit,
Asht rrit
ajo ën flakë t’barotit.
Djalë
arsimit e patriot,
Gjithë
atdheut tue i dalë zot,
Për bashkim
punoi me zemër,
Traboinit
tue i rrit emën,
Kish nji
besë ma t’ fortë se malet,
Vullnetar
me shue gjakmarrjet.
Kur Malsia
u çua n’kryengritje,
Nga
Prizreni vjen si shqipe,
Me pushkë
en dore e po ban gajret,
Meu nimua
vllazne t’vet,
Ballë për
ballë me hasmin lufton,
Tok’n e
babs për t’gjallë se lëshon.
Gjon Ujk
Çeku i kësaj shpi,
Me Gjok Prëlën
kushri të tij,
Ran në luftë
si trima rrfe,
Për flamur
e për atdhe.
Ded Gjo
Luli planin thurë,
Fill prej
Vjenet me pru i flamur,
Shokt as
luftën s’i lën vetun,
N’ Dalmaci
nisë Palokë Luc Çekun,
Kurr se trëmi
lufta burrin,
Shqiptarisë
ja sjell Flamurin.
MARASH ZEF
GOJÇAJ
Traboin, Hot, 2014
Traboin, Hot, 2014
TRABOINI STUDIO CHANNEL YOU TUBE
No comments:
Post a Comment