BIOGRAFI SHQIP/ ENGLISHPUBLICISTIKË POEMËSHKRIME MBI P. TRABOININPËRKUJTIMORE PRIZREN 2012 PËRKUJTIMORE TUZ 2012 FOTO

Vrasjet tona, 1 maj 1910 - nga Palok Traboini


VRASJET TONA
Gazeta “Bashkimi”, Shkodër, Nr. 18, 1 Maj 1910

Një terrinë e një farë mjegulle në Shqyptarëve na ka pre të pamit e syve e prandaj s' jena tuj u kujtue damin e rrënimit të madh të vrasjeve që në këto kohna, në vend që me u fashitë, asht gjithnjë tuj u shtue e tuj u hap, sidomos ndër male e ndër katunde tona. Gjaksina të panumërta ndihen në të katër anët e Shqypnisë prorë e çast.
Ditën e prende më 15 të këtij mueji, Lush Gjetoja i duel në pritë Gjelosh Nik Vojvodës Vukpalaj në Kastrat e i ra martinë bri në bri. Vojvoda kishte pas një djalë të vetëm, i cili në të ndime pushkën, ngau në pikë të vrapit e në të hasmen në të atin e pyeti:
«Kush të vrau tatë?» - ky ja ktheu po me zor.
- Mue me vrau filani.
I biri at bot s' bani një a dy por rroku hutën e të et dhe e ndoq armikun, a më mirë gjaksorin, deri që e mbyti e kështu u banë dy vigje për një herë.
E për ç' arsye u vranë? Mo zot ma keq. Për dy babune elb, për dhjetë grosh me u derdhë gjaku i dy burrave.
A ka ku shkon ma zi?
E ku kena me mbarue në vazhdoshim shumë kështu?
Fort kollaj asht me e ditë. Na kena me mbrritë në një shkallë të ulët sa me ju dhimbt gjithsekujt, si nga forcadja si ka vobeksia e kështu armiqt tonë kanë me u gëzue, sikurse kanë ba deri tash.

P. T. (Palok Traboini)
Shkodër, 28.4.1910

No comments:

Gjak pa gjak, 27 mars 1910 - nga Palok Traboini

GJAK PA GJAK Gazeta “Bashkimi”, Shkodër, Nr. 13, 27 Mars 1910 Zef Nik Pretashi prej Traboinit (Hot, ditë e diel me 13 të këtij m...